Sot 17-vjet më parë ndodhi tragjedia e Gërdecit në Shqipëri, ku mbetën të vdekur 26 persona dhe 300 të tjerë u plagosën pas shpërthimit që tronditi fshatin në periferi të Tiranës.

Qindra shtëpi u dëmtuan nga shpërthimi tronditës në fshatin në periferi të Tiranës.

Ky shpërthim erdhi nga punishtja e demolimit të armëve ku gjykata dënoi me 18 vjet burgim ish-përgjegjësin e fabrikës së armëve dhe ish-drejtorin e MEICO, Ylli Pinari. Ndërkaq me nga 10 vjet burg u dënuar edhe administratori i fabrikës Alba-Demil e Mihal Delijorgji.

Shpërthimi ishte dëgjuar edhe në Kosovë.

Ngjarja rrëmbeu të gjitha televizionet vendore, por edhe ekranet e shumë kanaleve të huaja.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume