Është votuar mosbesimi për anëtarët e Këshillit Gjyqësor, por për largimin e tyre nga detyra vendosin vetë

Votimi i mosbesimit për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi – Vesna Dameva, Pavlina Cërvenkovska, Milazim Mustafa, Tanja Çaçarova-Ilievska dhe Selim Ademi ende po e mbron opinioni. Kryeministri Hristijan Mickoski ka përsëritur dje se nëse anëtarët e Këshillit Gjyqësor nuk veprojnë në përputhje me vendimin e deputetëve që votuan mosbesimin ndaj tyre, mund tu ndodh popull.
Lidhur me interpelancat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, dje tha se garancitë kushtetuese për pavarësinë e Këshillit Gjyqësor janë shumë të rëndësishme, ndërsa raportuesi i Parlamentit Evropian për vendin, Tomas Vajc, tha se kjo thirrje nga Qeveria është “shenjë shqetësuese e ndërhyrjes politike në gjyqësor”.
Edhe pse interpelancat morën shumicën e kërkuar në Kuvend, për largimin nga detyre e pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor vendosin vetë.
Mandati i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor është gjashtë vjeçar, ndërsa tre nga pesë të cilëve Kuvendi u votoi mosbesm u përfundon deri në fund të këtij viti, njërit në vitin 2026 dhe njërit në vitin 2027.
Kryeministri Hristijan Mickoski dje përsëriti qëndrimin se nëse anëtarët e Këshillit Gjyqësor nuk veprojnë në bazë të vendimit të deputetëve të cilët u votuan mosbesim dhe çojnë inat, se ka mundësi që tu ndodh popull, sepse populli, thotë, është i etur për drejtësi, ndërsa ai do ta mbështesë popullin.
“Kur ata që e kanë dhënë më parë besimin votojnë interpelancë, pra votë mosbesimi ndaj teje, është e virtytshme, e ndershme të mos luash, të mos kërkosh vrima në ligje, të largohesh. Shumë e thjeshtë. Ne shohim që individët atje po çojnë inat. Ata mendojnë se me inat do të mund të bëjnë diçka. Unë jam vazhdimisht me popullin dhe dëgjoj se si reago. Dhe dua të them vetëm se nëse nuk veprojnë sipas vendimit të atyre që i zgjedhin, ata janë deputetët, kam frikë se populli mund të vetëorganizohet dhe të protestojë sepse populli është i etur për drejtës”i, tha kryeministri Mickoski në pyetjen e gazetarëve pas mbikëqyrjes së projekteve në komunën e Gjorçe Petrovit.
Ai nënvizoi se besimin nga qytetarët në zgjedhjet e fundit e kanë marrë pikërisht për shkak të premtimeve të tyre për drejtësi për të gjithë.
“Ne dolëm në zgjedhje, fituam gjysmë milion vota, për ne ishte e rëndësishme dhe pjesë shumë e rëndësishme e fushatës dhe programit tonë ishte drejtësia. Drejtësi për të gjithë, jo vetëm për individë, por drejtësi për të gjithë. Dhe në emër të kësaj, kam ndjenjën se nëse ndodh një përshkallëzim i tillë dhe del të protestojë populli se ai mund të jetë i shumtë në numër dhe normal, i mbështetur personalisht nga unë. Nëse përdorin lojra, çojnë inat se mund të vetëorganizohet populli dhe tu ndodh popull”, theksoi Mickoski.
Ai nuk vlerëson se kjo është precedent dhe se me paralajmërimin e tillë për protesta sulmohet pavarësia e gjyqësorit, dhe shtoi se si kryetar i Qeverisë detyra e tij është që të paralajmërojë për pasojat nga sjellja e anëtarëve të Këshilli.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, dje në brifing me gazetarët, iu referua çështjes së interpelancave për anëtarët e Këshillit Gjyqësor, duke theksuar se e drejta e ligjvënësit të bëjë normë është e pakontestueshme, por detyrë e ligjvënësit është ta respektojë Kushtetutën.
“Çka është kushtetuese nuk e them unë, e thotë Gjykata Kushtetuese. Qëndrimi im është se e drejta e ligjvënësit për të bërë norma, ose kur sheh dobësi në sistem, të ndërhyjë me ndryshime dhe plotësime ligjore është e pakontestueshme. Por është detyrë e ligjvënësit të respektojë Kushtetutën dhe pasi tashmë thash se këto tre pushtete i nënshtrohen parimit të ndarjes së pushteteve në përputhje me parimin e kontrollit dhe ekuilibrit, kushtetuta jonë nuk thotë gjithçka, asnjë kushtetutë në botë nuk jep përgjigje për gjithçka. Interpelanca është një kategori kushtetuese, por Kushtetuta jonë garanton pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Mendimi im personal është se parimi i kontrollit dhe balancimit të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv në pushtetin gjyqësor, i cili gëzon garancitë e pavarësisë së tij, është shtjerrë me zgjedhjen e këtyre pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, ata nuk janë gjyqtarë, anëtarë jogjyqësorë, ky është mendimi im personal, ky është kontroll i mjaftueshëm në sistemin check and balances”, tha ai.
Konkludoi se, siç tha, “ka dilema edhe për veprimet e Kuvendit, por unë gjithmonë them se nuk është aq vështirë të interpretohet Kushtetuta, garancitë kushtetuese për pavarësinë e Këshillit gjyqësor janë garanci shumë të rëndësishme”.
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Tomas Vajc, pardje në një deklaratë me shkrim për media ka reaguar në, siç u theksua, “presionin e koalicionit qeveritar që anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqjen ose të shkarkohen për shkak të përkatësisë së tyre politike”.
“Kjo thirrje e Qeverisë është shenjë shqetësuese e ndërhyrjes politike në gjyqësor. Pavarësia e sistemit gjyqësor është çelësi për sundimin e ligjit dhe ndarjen e pushtetit, të cilat janë vlera themelore në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së”, thekson Vajc në deklaratën e shkruar për mediat.
Këshilli përbëhet nga 15 anëtarë, tetë prej të cilëve zgjidhen nga gjyqtarët nga radhët e tyre, pesë zgjidhen nga Kuvendi, dy prej të cilëve propozohen nga Presidenti i shtetit. Anëtarë të Këshillit sipas detyrës zyrtare janë Kryetari i Gjykatës Supreme dhe Ministri i Drejtësisë, të cilët marrin pjesë në punën e Këshillit pa të drejtë vote.
Pesë nga anëtarët nga radhët e gjyqtarëve janë zgjedhur vitin e kaluar. Në dhjetor, gjyqtarët Ariton Ala nga Gjykata e Apelit në Shkup dhe Danka Ristova nga Gjykata e Apelit në Shtip, më parë në shtator, gjyqtarja Xheneta Bektoviq nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit u zgjodh si anëtare e Këshillit nga radhët e gjyqtarëve që i përkasin komuniteteve që përbëjnë më pak se 20 për qind të popullsisë së vendit, ndërsa në qërshsot anëtarë të rinj u bënë gjyqtarët Isamedin Limani nga Gjykata Supreme dhe Aleksandar Kambovski nga zona e apelit Manastir.
Tre anëtarët e mbetur të Këshillit nga radhët e gjyqtarëve janë gjyqtarja Antoaneta Dimovska e zgjedhur në korrik 2023, gjyqtari Ivica Nikolovski i zgjedhur në shtator 2022 dhe Hanif Zendeli i zgjedhur në janar 2020.
Mandati i tre anëtarëve të Këshillit skadon këtë vit. Mandati së pari përfundon për dy që zgjidhen me propozimin e Presidentit të shtetit. Në korrik të këtij viti përfundon mandati i Milazim Mustafës, i cili u zgjodh në korrik të vitit 2019, ndërsa në dhjetor i Vesna Damevës, e cila u zgjodh në dhjetor 2019. Deri në fund të vitit përfundon edhe mandati i Selim Ademit, i zgjedhur në dhjetor 2019.
Vitin e ardhshëm, në dhjetor përfundon mandati i Pavlina Cërvenkovskis, e zgjedhur në dhjetor 2020, Tanja Çaçarova-Ilievska, e cila u zgjodh në dhjetor 2021, ka mandat deri në dhjetor 2027.
Organi i vetëm për zgjedhje, vlerësim dhe kontroll të punës së gjyqtarëve dhe gardiani i besimit të qytetarëve në gjyqësor – Këshilli Gjyqësor, e filloi vitin me “rokada” presidenciale, dhe e mbylli me karrige bosh në pozitën e kryetarit të Këshillit. Këshilli Gjyqësor është gjetur përsëri në qendër të vëmendjes së publikut, jo vetëm pas shkarkimit kontrovers, pastaj rikthimit dhe në fund dorëheqjes së kryetares së tij, Vesna Dameva, por edhe pas përpjekjeve për të aplikuar në punën e tij disa rekomandime të Misionit vlerësues, si dhe thirrjet e hapura të qeverisë për shpërbërjen dhe reformimin e Ligjit të Këshillit Gjyqësor.