Ushtarët polakë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it kanë kryer të shtunën një patrullim rutinor në veri të Kosovës.

Në njoftimin e KFOR-it në Facebook thuhet se kjo është bërë për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e përgjithshme të zonës.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume