Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar mbi zjarrin tragjik të ndodhur në Maqedoninë e Veriut me 51 humbje jete dhe disa të zhdukur që ndodhi natën e kaluar, rreth orës 3 të mëngjesit, kur një shpërthim zjarri ka përfshirë diskotekën ‘Pulse’, pas përdorimit të mjeteve piroteknike.
“I tronditur nga tragjedia e ndodhur, nga humbja e jetëve të reja dhe lëndimi i shumë të tjerëve nga zjarri i rënë në një diskotekë në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Ngushellimet e mia të sinqerta shkojnë për familjarët që humbën të afërmit e tyre dhe për të gjithë popullin fqinj të Maqedonisë së Veriut.
Lutjet e mia dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit, që të gjejnë shërim të shpejtë e të mos rëndojë më shumë dhimbja në qytetin e Koçanit”, shkruan Begaj në X.