“Lajmi tragjik nga Koçani ka lënë pas shumë dhimbje dhe lot. Humbja e jetëve të pafajshme në këtë fatkeqësi është një plagë për mbarë shoqërinë tonë. Në këto momente pikëllimi, u shprehim ngushëllime të përzemërta familjeve të viktimave, solidarizohemi me ta dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të lënduarëve!
Institucionet janë në dispozicion për të ndihmuar familjarët dhe të lënduarit dhe gjithashtu në gadishmëri të plotë për të plagosurit është edhe spitali i Tetovës.
Urojmë që të zbardhet rasti sa më shpejtë me shpresë se raste të tilla nuk do na përsëriten në të ardhmen!” ka shkruar Kasami

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume