Çarje në LDK-e
A ka të drejtë Avdullah Hoti?
Skënder MULLIQI
Shumë zgjedhje nacionale ishin të parakohshme, pos këtyre të fundit .Shtrohet pyetja logjike pse?Krerët e partive politike nuk janë të interesuar të bëhët reforma zgjedhore.Kjo për faktin së mbrenda secilit subject politik kemi pasur vjedhje dhe manipulim votash.Janë bërë deputet duke ju marrë votat kolegëve konkurrent.Kësaj i thonë më shumë se turp, dhe aspak demokratike.Reforma zgjedhore është e domosdoshme për ti hequr qafe këqpërdorimet dhe të parapaguarit për funksione të larta partiake dhe pushtetare.Kjo dukuri sigurisht së ka ndodhur edhe në zgjedhjet e fundit nacionale- mendohet për votat e mergatës.Të flasim pak për rezultatet zgjedhore të subjekteve kryesore politike.Është pritur pas qeverisjës të mirë më vendin për katër vite që LVV të dalë fituese e garës zgjedhore më shumicë votash .PDK-ja e ka ruajtur strukturen partiake , pos Hashim Thaqit dhe Kadri Veselit që gjenden në Hagë.LDK -ja si parti shtetformuese nuk arriti objektivat reale të synuara.Duket se vdekja e liderit të saj presidcntit të parë të Kosovës së lirë, dr.Ibrahim Rugovës ka lënë gjurmë të pashlyera dhe një mungesë të pazëvëdësueshme.Por, megjithate është pritur një ngritje shumë me e madhe, në krahasim më rritjën që pat.Nuk është sukses për LDK-në asnjë vend tjetër pos pozitës që kishte dikur, apo të ishte dalë e dyta.Kjo nuk ndodhi për shkaqe organizative të dobëta , së të dobët janë edhe shumë në krye të kësaj partie politike.U bë shumë zhurmë gjatë fushatës e pak pamë shpalosje programesh apo seriozitet paraqitjesh.Me shumë pamë protagionizma e eufori të cilat nuk i shërbyen për asgjë LDK-së.Me duket se ishte korrekte kritika e Avdullah Hotit që i bëri kreut të LDK-së, Lumir Abdigjikut për humbjën të kësaj partie.Është e quditshme apo fenomen që askush nuk merre përgjegjësi si në partitë politike dhe në pushtet për dështime.Në secilin vend më demokraci të avansuar ekziston ndjenja e përgjegjesisë dhe moralit politik.Ne Kosovë edhe po ti hy flaka vendit, nuk jap kush përgjegjësi për tu larguar nga posti.Kerrierizmi dhe karreristët , keqpërdorimet dhe keqpërdoruesit e partive dhe të pushtetit e mbyten Kosovën e pas luftës.Nga posti nuk duhet të largohet vetëm Lumiri, por edhe disa tjerë aty, për mos efikasitet të drejtimit ashtu si duhet të partisë dikur më të madhe në Kosovë.Dhe, tjetra nuk ke së çka pret mirë kur fushatën mediale lejohet ta drejtojnë, Baton Haxhiu dhe Berat Buzhala ,që të dytë hileqi , që në mbrendi të shpirtit të tyre, e kan përmbysjën e LDK-së, për ta qitë krejtë në margjina.LDK-në rugoviane e mbrojtëm për të qenë e para,disa nga ne publicistët e gazetes “Bota Sot”, disa tashmë të vrarë nga kriminelet e disa të gjallë.Ky subjekt politik ka nevojën që të spastrohet nga njerëzit e vijës politike jo rugoviane.Çfarë ndryshimi sjellë emertesa”Lidhja”?Bash asgjë të hajrit.Është jashtë kontestit pozitiv të fjalës.Dihet së më kalimin e kohës vijnë njerëz të ri, por përmbajtja dhe programi politikë duhet të mbeten.Nuk mbahet jo vetëm LDK po asnjë parti me ilaka, me jarani, grupime dhe njerëz që interesin personal e kan para interesit të përgjthshem .LDK-së i nevoitet një reformim i thellë, jo kosmetik, nese dëshiron të kthehet në vendin që i takon, mbase mund të jetë edhe shumë vonë…!