Shkruan: Florim Zeqa, 19.03.2025

Zakonisht jemi mësuar të degjojmë reagime të politikanëve pas humbjes së posteve apo moskalimit të pragut zgjedhor, por, nuk na ka rënë që të dëgjojmë reagimin e një politikani të ndershëm i cili dinjitetshëm me rreth 40 mijë vota bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës!

LDK-ja ka nevojë për reformim të thellë dhe përmbajtësor

Reagimin e anëtarit të kryesisë së LDK-së, ish kryeministrit dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës, z. Avdullah Hoti duhet kuptuar si një zë të arsyes dhe guximit intelektual që i thotë gjërat ashtu siq janë e jo siq i preferon lideri i partisë.

Është e vëretë se LDK-ja e ka shënuar një ngritje modeste në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, por një “fitore” e tillë që të rangon në vendin e tretë dhe pa asnjë komunë të fituar në nivel vendi, i ngjet ‘Fitores së Pirros’!

Përpilimi dhe renditja e kandidatëve në listë sipas tekeve të kryetarit, favorizimi medial i kandidatëve të caktuar në një listë të përbashkët të kandidatëve të LDK-së e kanë dëmtuar procesin zgjedhor duke e ndikuar elektoratin se në çfarë drejtimi ta dërgojnë voten e tyre të lirë!

Përzgjedhja e kandidatëve nga diaspora me direktiva të kryetarit Abdixhiku pa i konsultuar dhe pa i pyetur fare anëtarët e kryesisë dhe Këshillin e Përgjithshëm janë në kundërshtim të plotë me rregullat statutore të partisë.

Sikurse pararëndësi i tij, edhe kryetari aktual abuzoj me fëmijët e ish veprimtarëve të vararë të LDK-së, të cilët i favorizoj me votë në dëm të personaliteteve meritore brenda listës zgjedhore për të ngritur imazhin e tij personal.

Si produkt i parregullsive të shumta zgjedhore është dëmtuar besimi i anëtarësisë në strukturat drejtuese, përkatësisht në kryetarin e partisë për çka është thyer përseri besimi i votuesit tradicional të LDK-së.

Prandaj, është në interesin e vendit dhe të LDK-së në veçanti që të reflektojmë të gjithë karrshi zhvillimeve antidemokratike në subjektin e traditës më të gjatë demokratike në vendin tonë.

Rruga e theqafjes politike

Me “Rrugën e Re”, lidershipi aktual e bëri një ndarje fatkeqe nga e kaluara tradicionale dhe shtetformuese e tre shkronjave të arta-LDK.

Në vend të respektimit të vlerave dhe parimeve bazike të LDK-së që ishin dikur, si meritokracia dhe dëgjimi i zërit të themeltarëve dhe elektoratit të LDK-së, kryetari aktual e dëgjoj zërin e mercenarëve dhe të ricikluarëve nga partitë e tjera, të cilët i ngriti (pa asnjë meritë) në hierarkinë më të lartë të LDK-së!

LDK-ja asnjëherë nuk do të arrijë të kthejë besimin në elektoratin e saj pa një reformim të thellë dhe përmbajtësorë.

Pas reagimit publik të Deputetit të sapozgjedhur, ish Kryeministrit Avdullah Hoti, shefi (kryetari) i partisë i ndërseu “kicat” dhe “kucat” kundër tij, kinse për të shitur moral politik me ngritje të lehtë elektorale pas humbjes katastrofale në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke rrezikuar kështu që LDK-ja ta kalojë një gjysëm shekulli pa asnjë fitore në zgjedhjet parlamentare.

Janë për keqardhje ata që po e mbrojnë publikisht humbësin e zgjedhjeve, kryetarin i cili po e dërgon në theqafje politike kalanë e vjetër rugoviane, e cila për dekada ishte shëmbull i demokracisë, meritokracisë dhe llogaridhënjes!

Prof. Avdullah Hoti, njëri nga më të votuarit, e ka të drejten e vet legjitime për t’u shprehur kundër devijimeve dhe deformimeve të brendshme, andaj nuk duhet ‘kryqëzuar’ njeriu i urtë dhe i dinjitetshëm, por duhet ‘gozhduar’ shkaktari i humbjes katastrofale të LDK-së!

Mbaje kokën lartë Kryeminister, të gjitha forcat progresive në LDK janë me Ty.