Aktorja e njohur izraelite, Gal Gadot, është bërë me yll në sheshin e famshëm të Hollivudit, “Walk of Fame”.

Por, ceremonia e zbulimit të yllit nuk shkoi siç ishte planifikuar, shkruan IndeksOnline.

Dhjetëra protestues pro palestinezë vendosen të pengonin ceremoninë, duke u pozicionuar përballë aktores dhe duke bërë thirrje për çlirimin e Palestinës.

Për shkak të frikës nga eskalimi i mundshëm i protestës, policia arriti në vendin e ngjarjes, teksa në rrjete sociale u bënë virale disa sekuenca ku policia ndjekë nga pas disa protestues.

Por, një oficer i departamentit të policisë në Los Angelos bëri me dije se askush nuk u arrestua nga ajo protestë.

Gal Gadot u emocionua për këtë çmim të përjetshëm, duke thënë: “Jam thjesht një vajzë nga një qytet në Izrael. Nuk mund ta imagjinoja kurrë një moment të tillë. Nuk kam ëndërruar kurrë të bëhesha aktore dhe kurrë nuk e dija se këto gjëra janë të mundshme. Ky yll do të më kujtojë se me punë të palodhshme, pasion dhe pak besim, gjithçka është e mundur”.

Gadot, e njohur për rolet e saj në “Wonder Woman”, “Fast and Furious”, “Red Notice”, “Snow White”, e shumë prodhime të tjera kinematografike, që kur ka nisur lufta mes Izraelit dhe Palestinës, ka shprehur publikisht përkrahjen për vendlindjen e saj.

Ajo madje kishte shërbyer edhe në Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.