Ekrem Imamoglu, pas arrestimit, shpërndau një shkrim me dorë: “Fillimisht te Allahu, pastaj te populli im”

Kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, u arrestua këtë mëngjes pas një bastisjeje në shtëpinë e tij, për shkak të dy hetimeve të nisura ndaj tij. Ai aktualisht ndodhet në Komisariatin e Vatanit, dhe ka ndarë një mesazh me dorë në llogarinë e tij në rrjetet sociale.
Në mesazhin e tij, ai shkruan: “Përfundimi i kurthave, mashtrimeve, gënjeshtrave, atyre që hanë të drejtat e tjetrit, atyre që vjedhin vullnetin e popullit, populli do t’u japë përgjigjen e duhur. Fillimisht te Allahu, pastaj te populli im. Me nderime…”
Pas arrestimit të İmamoğlu, Partia Popullore Republikane (CHP) bëri thirrje për të mbledhur të gjithë anëtarët e saj në “shtëpinë e babait”. Para komisariatit të Vatanit, një grup i madh mbështetësish u mblodhën për të shprehur mbështetje për İmamoğlu, ndërsa zona ishte nën masat e sigurisë nga policia.