Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se vetëm gjatë ditës së djeshme, në bisedë informative janë marrë 8 gazetarë, përcjell TV21. 7 gazetarë janë marrë në pyetje pasi kanë xhiruar me dron në sheshin “Maqedonia” në Shkup, ku u zhvillua tubimi për nder të 59 viktimave nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan.

“Me datë 18.03.2025 në Stacionin Policor Qendër në Shkup është zhvilluar bisedë me S.M.(34) nga Sopishta e Shkupit, J.S.(24) nga Koçani, E.SH.(43) nga Shkupi, J.P.(28) nga Shkupi, M.D.(45) nga Shkupi, M.J. (36) nga fshati Gerishan i Manastirit dhe M.Gj. (51) nga Republika e Serbisë. Gjatë tubimit publik në sheshin “Maqedonia” në Shkup, u kapën duke fluturuar dron pa njoftim paraprak për aktivitetin. Po ashtu në ora 19:00 në Koçan nga ana e punonjësve policorë të Stacionit të Policisë Koçan është ndaluar A.D.(38) nga Republika e Bullgarisë pasi është kapur duke operuar dhe filmuar me dron pa miratimin e duhur nga institucioni kompetent. Pas bisedave të gjithë personat janë liruar”, thonë nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume