Më 19,03,2025 Departamenti kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda ka zbuluar një rast të ryshfetit, me çka është arrestuar S.E – udhëheqës i Sektorit të Urbanizmit dhe Veprimtarive Komunale në Komounën e Mavrovë-Rostushë.

Sipas informacioneve tona, ryshfeti është kërkuar dhe marrë në këmbim të një premtimi se do të miratohej një projekt urbanistik për ndërtimin e banesave dhe objekteve akomoduese. Ryshfeti ishte kërkuar në shumën prej 13 mijë eurosh dhe duhej paguar në disa këste. Personi është privuar nga liria gjatë dhënies së parave nga dora e parë në Shkup, pasi të njëjtit paraprakisht ishin përpunuar në aspekt tekniko kriminalistik

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume