Artan Dika

E lexova një analizë të detajuar të emisionit/portalit te njohur “360 gradë” ku sqarohet procedura e licencimit të klubeve të natës/diskotekave.
Aty thuhet se ditën kur ka ndodhur tragjedia me 16.03.2025 Klubi i natës “Puls” ka punuar pa licencë.
Licenca e fundit për këtë klub ka qenë e falsifikuar, ajo është lëshuar me afat një vjeçar me 13.03.2024 deri 12.03.2025 dhe kjo licencë nuk është e nënshkruar nga ish ministri i arrestuar i ekonomisë. Ky ministër ka nënshkruar dy licenca njëvjeçare më herët të këtij klubi me pronarë të tjerë, njërën në 11.02.2022 që ka skaduar në shkurt 2023 dhe tjetrën me datë 13.03.2023 që ka skaduar në 12 mars 2024..
Fakti se as policia dhe as qeveria deri tani nuk është në gjendje të sqarojë se cila është lidhja e arrestimit të ish ministrit të ekonomisë me tragjedinë e diskotekës në Koçan është shumë shqetësues. Dyshimet se po zhvillohet një gjueti shtrigash për të mbuluar fajtorët e vërtetë të lidhur me VMRO-në shtohen edhe më shumë kur shihet se askush nuk i prek të apostrofuarit kryesorë për këtë tragjedi, pronarin e klubit, kryetarin e komunës dhe persona tjerë të lidhur me VMRO-në.