Melburni nderon viktimat e tragjedisë së Koçanit, ndërtesa e qeverisë merr ngjyrat e flamurit të Maqedonisë së Veriut

Në Melburn të Australisë sot u bënë homazhe për viktimat e tragjedisë në Koçan.
Në shenjë ngushëllimi dhe solidariteti me familjet e 59 personave të vdekur në Koçan, ndërtesa e Qeverisë së Shtetit të Viktorias është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Maqedonisë së Veriut.
Në Viktoria jeton komuniteti i shumtë maqedonas në Australi, që numëron mbi 40 mijë shtetas të Maqedeonisë së Veriut.
Kujtojmë se në momentet e tragjedisë, shumë shtete u solidarizuan me Maqedoninë e Veriut.
Disa prej tyre ofruan ekipe mjekësore, helikopterë për transportin e të lënduarve jashtë shtetit e poashtu edhe morën përsipër mjekimin e të lënduarve jashtë RMV-së.