Qytetarët e Koçanës të indinjuar: Në ditë zie hiqet stenda e qirinjve dhe libri i zisë në sheshin e Koçanës!

Përse janë larguar vendi për ndezjen e qirinjve dhe libri i zisë edhe pse në fuqi janë 7 ditë zie – pyesin qytetarët e Koçanës.
Në faqen e Facebookut “Koçani” (Zëri i Koçanës), faqja nga ku informohen qytetarët e Koçanës janë ngritur shqetësime për këtë veprim që ndodh vetëm një ditë pas ceremonisë mortore në këtë qytet.
“Reagim qytetar: Përse është mënjanuar stenda për qirinj dhe libri zisë kur në vend vazhdojnë ditët e zisë kombëtare?
Qytetarët e Koçanës reagojnë me indinjatë për heqjen e stendës së qirinjve dhe librit të ngushëllimit nga parku i qytetit. Kjo hapësirë, e cila ishte një vend për nderim të viktimave, është hequr pavarësisht se vazhdon zia shtatëditore – thuhet në reagim.
Dje ishte dita më e zezë në historinë më të re të Maqedonisë së Veriut. Qytetarët nga i gjithë vendi I dhanë lamtumirën e fundit 59 viktimave që humbën jetën të dielën në tragjedinë e Koçanës. Në Koçanë u varrosën 31 viktimat, kurse ceremoni mortore u organizuan në Shtip, Vinicë, Obleshevë, Strumicë dhe Shkup.
6 nga viktimat janë të mitur kurse pjesa më e madhe të moshës 21 deri 26 vjec.