Miteva: ISHT-ja deri më tani ka proçesverbal nga 82 kontrolle, një numër i madh i vendimeve të lëshuara për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë

Konferenca e sotme për shtyp do të jetë pak më e gjerë, së bashku me doktor Igor Merxhanovski dhe ministren e Arsimit dhe Shkencës, prof. Vesna Janevska, duam të përfshijmë disa segmente.
I pari është në pjesën e kujdesit mjekësor, për të cilin do të flasë doktor Merxhanovski, ndërsa i dyti është aspekti i mbështetjes psikologjike për familjet dhe pacientët, për të cilën do të informojë më shumë ministrja.
Para se të filloj me informimin e opinionit për gjendjen me kontrollet e ISHT-së, dua të theksoj se si Qeveri po e ndjekim me kujdes edhe gjendjen në rrjetet sociale, ku së pari duhet të them se ngushëllimi, empatia, dëshira e fuqishme dhe e sinqertë për të ndihmuar është e kuptueshme, është më shumë se e justifikuar dhe padyshim për tu respektuar, por në momente të caktuara duhet si Qeveri të apelojmë dhe të kërkojmë që të mos spekulohet me informacione se familjet dhe pacientët kanë nevojë për mbështetje financiare për trajtim, sepse kjo nuk është e vërtetë, sepse për të gjithë pacientët trajtimi është dhe do t’u sigurohet nga ana e shtetit.
Në këto momente, kujdesi nga ky aspekt nuk u nevojitet dhe ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ndihmuar në pjesën e kujdesit shëndetësor që u nevojitet.
Sigurisht, dua të falënderoj edhe personalisht, por edhe në emër të Qeverisë çdo qytetar, çdo individ, veçanërisht vullnetarët nga Kryqi i Kuq dhe të gjithë të tjerët për ndihmën dhe mbështetjen e pakyrsueshme që ofrojnë në këto ditë të vështira.
Gjithashtu, në pjesën e transportit dhe akomodimit, dua të informoj se edhe kjo është detyrë dhe kujdes që si Qeveri e realizojmë. Përditësimi i sotëm është si vijon: janë strehur 180 persona nga familjet e të plagosurve që janë hospitalizuar jashtë shtetit.
Përditësimi i sotëm është ky: janë akomoduar 180 persona nga familjet e të lënduarve që janë të hospitalizuar jashtë shtetit.
Gjithashtu, në këtë moment u njoftuam nga Kryqi i Kuq se është duke u bërë harmonizim dhe vlerësim formal ligjor përmes të cilit të gjitha familjeve të prekura nga tragjedia e tmerrshme për fillim do t’u jepet mbështetje financiare në shumë prej 150.000 denarë për secilën familje dhe këto mjete do të jenë në dispozicion për mbulimin e shpenzimeve aktuale, ditore, më urgjente.
Sigurisht, kjo nuk është vetëm një ndihmë e njëhershme, ekipet e Kryqit të Kuq, SHPPP-ja dhe Qeveria kontaktojnë me familjet në çdo 3 orë me qëllim që të sigurohemi që nuk ka ndodhur ndonjë situatë e re të padëshiruar dhe, sigurisht edhe në fazat e ardhshme, vazhdimisht, në varësi të nevojave individuale, të gjitha mjetet do të drejtohen drejt tyre.
Po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar dhe për të lehtësuar në këto kohë të vështira. Edhe një herë apeloj dhe kërkoj që të solidarizohemi pa spekulime që do tu bëjnë dëm familjeve.
Do të vazhdoj në këtë konferencë për shtyp për të dhënë informacione lidhur me punën e ISHT-së dhe aktivitetet e ndërmarra përfshirë ditën e djeshme.
-Gjithsej 82 kontrolle me procesverbal, edhe se janë shumë më shumë për të cilat akoma zgjat analiza dhe kontrolli, sipas Ligjit për veprimtari hotelierie, këtu janë përfshirë të gjitha prej në kabare, diskoteka mbikëqyrje e aktiviteteve të hotelierisë në tërë territorin.
– Nga 23 me licencë, deri më tani është konstatuar se 13 nuk i plotësojnë kushtet minimale teknike, ku po përgatiten vendime për heqjen e licencës nga Ministria e Ekonomisë dhe do të jepen vendime për ndalimin e kryerjes së veprimtarisë.
– Për pesë subjekte juridike të regjistruara si kabare/diskoteka dhe të cilët janë me licencë të skaduar është konstatuar se kanë punuar në periudhën e kaluar dua të informoj se janë dhënë vendime për ndalimin e veprimtarisë.
– Te 41 kafenetë-klubet e mbetura, te 30 prej tyre janë konstatuar parregullsi në bazë të Ligjit për veprimtari hoteliere dhe janë lëshuar 28 urdhra për kundërvajtje dhe dy mbyllje për tejkalim të orarit të punës, ku nënkuptohet edhe urdhërpagesa.