Ylli anglez, Jude Bellingham ka komentuar lojën e Shqipërisë.
Anglia fitoi 2-0 ndaj kombëtares kuqezi.
Bellingham ishte nga më të mirët e ndeshjes.
Ai e komentoi lojën e Shqipërisë, duke thënë se ka qenë e vështirë të luash me një kundërshtar të tillë.
“Kishim ide të qarta se çka donimi të bënim dhe si të luanim. Është e vështirë kundër një ekipi që qëndron kaq prapa. Në përgjithësi iu përmbajtëm mirë planit, patëm një javë të mirë stërvitore. Një fitore e mirë për të filluar epokën e re”, ka thënë Bellingham.