McLaren ka rrëmbyer fitoren e dytë në 2 garat e zhvilluara, duke konfirmuar nisjen perfekte në botërorin e ri të Formula 1.

Ndryshimi i vetëm është që ndryshe nga një javë më parë ku triumfonte Lando Norris, këtë herë ishte radha e Oscar Piastrit, që e kaloi i pari vijën e finishit. Në çmimin e madh të Kinës u zhvillua një garë vërtet emocionuese, teksa pritej padyshim një renditje më e mirë e Ferrarit, me Hamilton që e nisi i pari.

Të papritura nuk kishte ndryshe nga ajo cka prodhoi Melburn, por sërish Formula 1 nuk zhgënjen edhe pse pilotët në pak raste ia dolën të bëjnë parakalime. Treshja e parë ishte ajo që përgjatë gjithë garës luftuan disi të shkëputur, duke mos i dhënë mundësinë holandezit Max Verstappen të sigurojë podiumin, por u rendit i katërti.

Dyshja Leclerc-Hamilton e Ferrarit nga të cilët pritej shumë këtë sezon, nuk e kanë nisur mirë, pasi në Kinë u renditën në vendet 5-6. E njëjta gjë edhe për Redbull që është shumë larg botërorit të shkuar ku kampion u kurorëzua Verstappen, i renditur i katërti në Kinë, ndërsa bashkëlojtari i tij i 16-ti. Sa i përket renditjes së pilotëve me pikët e grumbulluara në dy garat e parë, kryeson Norris me 44, e pas tij Verstappen 36 e Russell 35. Në garën mes skuderive kryeson McLaren me 78 pikë deri më tani, një nisje perfekte.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume