Kryetarja e Rotari International, Stefani Urçik ndodhet për vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi i vizitës është informimi për sfidat me të cilat ballafaqohet vendi, si dhe për projektet që komuniteti Rotari në vend po i realizon për të mbështetur komunitetin, duke përfshirë projekte për përkrahjen e viktimave të zjarrit të fundit në Koçan. Gjithashtu, do të zhvillohen më shumë takime me Rotarianët për të ndarë udhëzimet për veprimin dhe zbatimin e aktiviteteve mbështetëse dhe ndihmëse, si dhe vizita të pranimit të ndihmave për të prezantuar punën e komunitetit Rotari në vend.

Kryetarja Urçik do të vizitojë Shkollën shtetërore për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov” në Kisella Vodë, ku klubet Rotari Shkup Lindje dhe Shkup Veri kanë realizuar donacion duke siguruar instrumente muzikore si dhe shkollë për rehabilitim dhe edukim “Shën Naumi i Ohrit” – Shkup në Kapishtec ku klubi Rotari Shkup Veri realizon donacion për rinovimin e klasave dhe riparimin e tualeteve.

Në bashkëpunim me shtëpinë botuese Ars Lamina, siç paralajmëron komuniteti Rotari në vend, do të realizohen donacione me libra për bibliotekat e shkollave në të dyja shkollat.

Kryetarja ndërkombëtare do të shoqërohet nga guvernatori i distriktit Rotari 1912 Slloveni, Maqedonia e Veriut, Miroslav Shtravs, drejtori nga Rotari international Daniel Tanase dhe përfaqësues nga komuniteti Rotari në vend.

Rotari është një rrjet global me bazë në SHBA me mbi 1.2 milionë anëtarë, miq, lider dhe njerëz të cilët zgjidhin probleme që parashikojnë një botë ku njerëzit janë të bashkuar në veprime kolektive për të krijuar ndryshime në shoqëritë ku ata veprojnë.