Gjykata e Lartë e Austrisë dënoi sot ish-ministrin e financave të vendit Karl Franz Grasser me katër vjet burg për korrupsion.
Vendimi hedh poshtë ankesën e tij kundër dënimit të tij të vitit 2020 për akuzat për korrupsion, raporton Reuters.
Gjykata e Lartë e Austrisë mbështeti akuzat për korrupsion kundër Grasser 56 vjeç, por përgjysmoi dënimin fillestar prej tetë vjetësh të dhënë për ish-ministrin.
Ai vendim nuk ishte përfundimtar deri në një apel, kujton Reuters, duke shtuar se, pavarësisht uljes, dënimi është një nga më të gjatat e dhëna ndonjëherë për një figurë të shquar politike në Austri.
Një gjykatë më e ulët në vitin 2020 e shpalli Graserin fajtor për mashtrim, pranim dhuratash të paligjshme dhe falsifikimin e provave, në një skandal që lidhet me rolin e tij në shitjen e mijëra shtëpive shtetërore tek investitorët privatë dy dekada më parë.
Grasser mohoi akuzat, të cilat kishin të bënin me pretendimet se ai zbuloi informacion tek ofertuesit në proces.
Ai e quajti vendimin një shpërdorim të drejtësisë dhe premtoi se do ta apelojë atë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.