Gjatë bastisjes në shtëpinë e pronarit të kabaresë së ashtuquajtur “Puls” në Koçan, policia dje ka sekuestruar kompjuterë laptop, disa pajisje mobile, dokumentacion dhe sende të tjera.

Gjatë kontrolleve, siç njoftojnë nga MPB-ja, në automjetin e pronarit dhe dy objekte hoteliere janë sekuestruar sende të caktuara. Gjithashtu u gjet dhe sekuestrua dokumentacioni financiar.

“Me datë 25.03.2025, zyrtarët policorë kanë kryer bastisje në shtëpinë e D.J., veturën e tij “Insignia” dhe dy objekte hoteliere, si dhe në Inspektoratin Shtetëror të Tregut – Zyra në Koçan”, njoftoi sot MPB.

Nga zyra e DPI-së në Koçan, policia sekuestroi një kompjuter, një laptop dhe një tabletë, si dhe të gjithë dokumentacionin në lidhje me subjektet juridike në pronësi të D.J., pronarit të diskotekës.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Në shtëpinë e D.J. janë gjetur dhe konfiskuar kompjuterë laptopë, disa celularë, dokumentacione dhe sende të tjera. Në automjet dhe në ambientet e hotelierisë janë sekuestruar disa sende, si dhe janë gjetur dhe sekuestruar dokumentacioni financiar. Në zyrën e ISHT-Koçani u gjetën dhe sekuestruan një kompjuter, një laptop dhe një tabletë, si dhe i gjithë dokumentacioni në lidhje me subjektet juridike në pronësi të D.J.”

Edhe prokuroria ka konfirmuar dje se në kuadër të hetimeve për tragjedinë në të ashtuquajturën Kabare “Puls” janë bërë bastisje në pesë lokacione në Koçan dhe Shkup.

Ndryshe, për tragjedinë e Koçanit, e cila cilësohet si tragjedia më e madhe në vend, jetën e kanë humbur 59 persona, kurse të arrestuar nga MPB për momentin janë 34 persona të cilët dyshohen se kanë lidhje me ngjarjen.