Në seancën gjyqësore të sotme për vrasjet e Vanja Gjorgjevska dhe Pançe Zhezovskit, prokurorja Zhakalina Josifovska lexoi deklaratën që karatisti Bore Videski dha në Prokurori më 4 dhjetor 2023, ku ai shpjegoi në detaje si e morën në grackë Zhezovskin dhe si Pallço e vrau, si dhe u përqendrua në vrasjen e Vanjas, për të cilën thotë se e kreu Palevski.

Në pranim, Videski tha se u bashkua në plan për shkak të krizës financiare.

Ljupço Palevski i tha se babai i vajzës i kishte thënë që në mëngjesin e 27 nëntorit ajo do të dilte vetëm.

“Velibor e ngriti në krah dhe e vuri në bagazh,” tha gjatë hetimit Bore, i cili tani mohon gjithçka që lidhet me vrasjet.

“Palço i vrau me të njëjtën armë, pasi e pyeti çfarë bëjnë prindërit, dhe ajo tha se nëna do të jepte gjithçka që kërkojnë dhe ka apartamente. Palço e pashë si e qëlloi në kokë, dhe kur e pyeta pse e vrau, ai thjesht ngriti shpatullat,” tha i akuzuari.