Pasi gjatë ditës së djeshme kryeministri mickoski tha se procedura për shkarkimin e Kocevskit do të pezullohet deri në përfundimin e hetimeve për zjarrin në Koçan, Këshilli i prokurorëve publikë sot shtyu seancën në të cilën duhej të shqyrtohej propozimi i Qeverisë për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Ljupço Kocevski.
Për shkak të mungesës së tre prokurorëve, seanca nuk u mbajt, ndërsa kryetarja e Këshillit, Dushica Dimitrievska, tha se prokurorët mungonin për arsye shëndetësore dhe familjare. Këshilli, në seancë të ardhshme, e cila duhet të caktohet më vonë, duhet të japë mendimin e tij nëse dhe çfarë shkeljeje disiplinore ka bërë Kocevski, ndërsa afati për përgjigje, sipas ligjit, skadon më 3 prill. Fajën e fundit për shkarkimin e Kocevskit do ta kenë deputetët, të cilët mund ta shkarkojnë atë me 61 vota pro.