Sipas njoftimeve, do të debatohet për situatën aktuale politike, si dhe për zgjedhjet e shtyra brendapartiake, të cilat u pezulluan për shkak të tragjedisë në Koçan.

Partia opozitare ka caktuar datën 6 prill si datë të re për zgjedhjen e kryetarit të partisë, pasi rizgjedhja e kandidatit të vetëm, Venko Filipçe, ishte caktuar për 16 mars – ditën kur ndodhi zjarri tragjik në diskotekën e Koçanit Pulse.

Filipçes si kryetar i LSDM-së i skadoi mandati më 21 mars.

Sipas statutit të partisë, Filipçe dhe Dimitar Kovaçevski ia vazhduan mandatin Zoran Zaevit pas dorëheqjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume