Ish-kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska theksoi se fajin më të madh në mënyrë hierarkike e kanë bartësit e funksioneve publike.

“Qeveria kur formohet një qeveri kemi kryeministër, kryeministri delegon, autorizon ministrat, ata duhet të punojnë me dikastere të veçanta. Në këtë rast ministri i Ekonomisë punon me një dikaster të madh, i cili është përgjegjës për shumë gjëra, përfshirë këtu edhe objektet e hotelierisë, dmth për dhënien e licencave.

Ne i kemi theksuar këto rreziqe korruptive. Sa herë që sektori privat dhe publik vijnë në kontakt, rreziqet e korrupsionit bëhen shumë të larta”, thotë Ivanovska në “TV21”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume