Brenda VLEN-it ka mendime të ndara dhe jo të gjithë krerët e këtij koalcioni janë të mendimit se duhet shkuar bashkë në zgjedhjet lokale.

Këtë e deklaroi kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i cili edhe njëherë konfirmoi se megjithatë bisedimet brenda për brenda janë duke vazhduar për të gjetur mënyrën se si ki koalicion do të paraqitet në zgjedhjet lokale.

Kasami thotë se qëndrimi dominant brenda për brenda VLEN është që të shkohet në zgjedhje si koalicion me lista të përbashkëta dhe jo siç thotë Arben Taravari, që të shkohet me lista të ndara për këshilltarë.

BILALL KASAMI – BESA

Shumica dominante jemi të unifikuar që të shkojmë bashkë edhe për kandidat për kryetar po edhe për këshilltarë. Sigurisht, duke pasur parasysh që është koalicion me shumë parti ka edhe mendim ndryshe dhe kjo është edhe e njohur për opinionin që kreu i ASH-së Arben Taravari në bazë të informacioneve që ka brenda ASH-së ekziston edhe mundësia që të shiqohet edhe mundësia që në listat për këshilltarë ASH-ja të shkojë edhe e vetme.

Kasami ka deklaruar se për takimin e përfolur Ahmeti-Taravari është diskutuar edhe brenda VLEN-it dhe se të njëjtën e ka mohuar vet Arben Taravari.

Nga ana tjetër, Arben Taravari dit më parë tha se nuk është takuar por ka komunikuar me Ali Ahmetin ka bërë publik edhe atë se VLEN-it i ka dhënë ofruar dy opsione për zgjedhjet lokale edhe atë.

Të shkohet me lista të ndara për këshilltarë komunal. Opsioni i dytë I ofruar nga Taravri është që tre partitë tjera që përbëjnë VLEN-in të shkojnë së bashku në zgjedhje kurse subjekti i tij të shkojë vetmas.

ARBEN TARAVARI – ASH

Jemi në komunikim të vazhdueshëm jemi duke u përgatitur për zgjedhje lokale, kështu që mendoj se së shpejti do të dalim dhe do ti tregojmë qëndrimet tona. E kam thënë shpesh, kam insistu në negociata që të kemi listë të veçntë ne si ASH po edhe partitë tjera sepse motivojmë shumë më shumë njerëz të jenë të angazhuar në zgjedhjet lokale, por shofim dhe bëjmë. Jemi në komunikim të vazhdueshëm, kemi raporte korrekte kështu që jam optimist se do të gjëjmë gjuhë të përbashkët.

E gjithë kjo katrahurë për ndarjen e mundshme të koalicionit VLEN para zgjedhjeve lokale doli në pah ditë më parë kur u përfol për një takim të mundshëm mes kreut të BDI-së Ali Ahmeti me Arben Taravarin, lidhur me zgjedhjet lokale.

Burime brenda VLEN thonë se pas këtij moment raportet janë të brishta mes partnerëve dhe për këtë kishte reaguar me shqetësim dje edhe kreu i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi.