Gjashtë personat që vdiqën pasi një nëndetëse turistike u mbyt në Detin e Kuq në brigjet e Egjiptit ishin të gjithë rusë, ka thënë qeveria e Egjiptit.
Qeveria shtoi se 39 turistë u shpëtuan kur nëndetësja u fundos në resortin e Hurghada, shkruajnë mediat e huaja.
Gjithashtu thuhet se nuk ka persona të zhdukur.
Nëndetësja, e quajtur Sindbad, mbante 45 pasagjerë, përfshirë fëmijë, raportoi më herët rrjeti partner amerikan i Sky News NBC.
Nuk dihet menjëherë se çfarë e shkaktoi fundosjen e saj.
Ambasada ruse më herët kishte konfirmuar se katër nga shtetasit e saj kishin vdekur.