Ndeshja super derbi do të zhvillohet të hënën në kuadër të Ligës së Tretë Perëndim midis Vëllazërimit nga Sllatina dhe Teteksit që aktualisht është lider i tabelës informon Tetovasot.

Në taborin bardhë e kaltër të Vëllazërimit ka një optimizëm për një rezultat pozitiv.Të përzgjedhurit e Sejdi Idrizit po vijnë në formë dhe disa lojtarë po stërviten me intensitet të shtuar.Idrizi tha se qëllimi i këtij kampionati është që skuadra të jetë mes skuadrave në kreun e tabelës dhe kjo është realizuar.

Vëllazërimi u shpall kampion sezonin e kaluar duke u bërë pjesë e Ligës së Tretë. Ata zhvilluan një sezon vjeshtor të mirë deri tani dhe akoma nuk janë në formën optimale por kanë në përbërje shumë lojtarë të rinj që janë shpresa e skuadrës.
Kryetari i klubit Nazim Limani tha se pret një ndeshje të mirë nga Vëllazërimi në këtë derbi të madh dhe presioni është te skuadra mysafire.
Ndeshja me Teteksin do të zhvillohet të hënën në orën 14.30 në stadiumin e Komunës së Tearcës ndërsa tifozeria e zjarrtë “Arnautët 1985″pritet të jenë mbështetja e madhe e skuadrës në këtë përballje.Tetovasot