Më 28.03.2025, një i ri i cili e kapi të dyshuarin për sulmin me thikë në Amsterdam është një turist, njoftoi policia holandeze, sipas De Telegraaf. Megjithatë, zëdhënësja e policisë nuk mundi të thotë nga cila shtet është ai dhe nëse ka ndonjë histori ushtarake.

Policia e quajti ndërhyrjen e qytetarit “heroike”. Sipas De Telegraaf, ai kryen një arrestim qytetar, i cili është i lejueshëm nëse qytetari është dëshmitar i një krimi.

“Nëse kapni një të dyshuar në kryerjen e veprës, mund ta arrestoni deri sa të mbërrijë policia”, shpjegoi zëdhënësja. Ajo theksoi se kjo nuk ndodh shpesh.

Për më tepër, policia njoftoi se të riut i është marrë deklarata, por ende nuk mund të publikohet.