Inter Miami ka marrë një fitore të rëndësishme para adhuruesve të vet, teksa ka mposhtur Philadelphia Union me rezultat 2-1 në një ndeshje që vlente për kreun e Konferencës së Lindjes në MLS.

Inter Miami kaloi në epërsi në minutën e 23-të me golin e Robert Taylor dhe momenti që tifozët e skuadrës nga Miami e prisnin me padurim ndodhi në minutën e 55-të kur Taylor doli nga fusha dhe në lojë u inkuadrua Lionel Messi.

Ylli argjentinas humbi edhe ndeshjet me Kombëtaren e tij pasi ishte dëmtuar dhe përballja me Philadelphian ishte në dyshim.

Megjithatë, ai u rikuperua mjaftueshëm për të luajtur për rreth gjysmë ore dhe kaq mjaftoi që ai të shkëlqejë. Më saktësisht, ai tregoi magjinë e tij vetëm dy minuta pas hyrjes në lojë.

Pas një kundërsulmi, Luis Suarez asistoi te Messi, i cili mbeti në një situatë ballë për ballë me Ian Glavinovich.

Messi bëri një driblim që e ka bërë shumë herë gjatë karrierës së tij dhe me një goditje të bukur realizoi për 2-0.

Inter Miami tani është lider në Konferencën e Lindjes me 13 pikë, një më shumë se Philadelphia në pozitën e dytë.

Ndërkohë Messi në tre sfida të zhvilluara në MLS, ka dy gola të shënuar dhe dy asistime.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume