OBSH ka bërë një apel urgjent për 8 milion dollarë në ndihmë për përgjigjen e saj ndaj tërmetit në Mianmar, ku rreth 1.700 kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë në rrezik të lëndimeve dhe sëmundjeve.

Agjencia e OKB-së thotë se po përgjigjet në “nivelin më të lartë të aktivizimit të urgjencës” dhe nevojiten donacione për “të ofruar kujdes për traumën që shpëton jetë, për të parandaluar shpërthimet e sëmundjeve dhe për të rivendosur shërbimet thelbësore shëndetësore gjatë 30 ditëve të ardhshme”.

Më shumë se 1.700 persona gjetën vdekjen dhe rreth 3.400 mbetën të plagosur si pasojë e një tërmeti 7,7 të shkallës Rihter që goditi afër Mandalay, qyteti i dytë më i madh i Mianmarit të premten.

Në Bangkok rreth 1.000 km larg nga epiqendra, 76 punëtorë ndërtimi mbeten të bllokuar në rrënojat e një ndërtese të lartë.
Tërmeti tragjik është një goditje e mëtejshme për Mianmarin, i cili është përfshirë nga një luftë civile që nga një grusht shteti ushtarak në 2021.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume