Me datë 30.03.2025 në ora 10:00 në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë kanë ndaluar R.Sh. (32) nga Shkupi, pas denoncimit të mëparshëm se rreth orës 09:30 për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronësore dhe juridike ka sulmuar fizikisht F.B. (65) dhe A.B. (41) nga Shkupi, duke përdorur një send metalik, ndërsa R.Sh. ka raportuar se më parë ishte sulmuar fizikisht nga D.B. (43) dhe K.B. (21), të dy nga Shkupi, duke përdorur një send të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë parashtresat përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume