MPB njofton se me datë 01.04.2025, në ora 16:30, në rrugën “168” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, me urdhër të gjykatës kanë ndaluar F.S. (35) nga Tetova, i cili kërkohej me urdhër për arratisje nga INKP Idrizovë. F.S. ishte dënuar me gjashtë vjet e 10 muaj për krime të kryera nga nenet 215 dhe 396 të Kodit Penal dhe i kishte mbetur edhe një vit 10 muaj e 6 ditë për të kryer dënimin. Ai është dërguar në INKP Idrizovë për vuajtje të dënimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume