Më 01.04.2025 në orën 14.20 në SPB Ohër është raportuar se në fshatin Delogozhdë, rrethi i Strugës, gjatë kryerjes së detyrave të punës ka pësuar lëndime S.G. (63) nga Ohri, i punësuar në një firmë nga Shkupi. Nëpunës policorë kanë dalë në vendgjarje dhe është bërë këqyrja në bashkëveprim me inspektoratin e punës, me ç’rast është konstatuar se gjatë kryerjes së punëve ndërtimore rreth rrjetit të kanalizimit është shembur një pjesë nga gërmimi i tokës me ç’rast S.G. ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin e specializuar „Shën Erazmo“ në Ohër, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik kompetent nga PTHP Strugë .TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume