Më 02.04.2025 në orën 22.10 në Shkup, nëpunësit policorë të SPB Shkup e privuan nga liria S.М.(35) nga Shkupi, pas denoncimit të mëparshëm se në një objekt hotelerie në territorin e Karposhit u soll në mënyrë agresive ndaj të punësuarve në objekt, theu një pjesë të inventarit, u kërcënua me send të mprehtë, ndërsa me send të qelqtë i shkaktoi plagë në dorë njërit nga të punësuarit. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume