Tre persona sillen në Gjyaktën e Gostivarit si të dyshuar për vrasjen e Resul Karimanit në Debresh me datë 23 korrik 2024. Tre të dyshuarit në ditën e ngjarjes janë arrestuar menjëherë pas raportimit për vrasjen që ndodhi me 23 korrik 2024 në fshatin Debresh të Gostivarit.

Nga SPB Tetovë informuan se nëpunësit policorë SPB Tetovë pasdite (23.07.2024) kanë privuar nga liria tre persona dhe kanë zbardhur vrasjen që ndoshi sot në Debresh të Gostivarit rreth orës 17:15.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimit se është qëlluar me armë zjarri R.K (35) nga Debreshi. Pas një kohe të shkurtër, kryerësit janë privuar nga liria edhe atë B.V.(28), J.V. (31) dhe L.V (32), kishte thënë zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi me datë 23.07.2024

Sipas policës në korrik të vitit të kaluar është gjetur edhe pushka automatiku që dyshohet se është përdorur në vrasje.

Informacionet fillestare nga vendi i aksidentit kanë qenë se i ndjeri R.K. u qëllua pas një debati të mëparshëm për një parking. Të dy vëllezërit, bashkëfshatarë të tij, para ngjarjes tragjike e kanë pritur para shtëpisë dhe e kanë qëllua me armë. Menjëherë pas vrasjes, me makinë “volvo” kryerësit janë larguar nga vendi i ngjarjes.