SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër D.B. (53) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Më 20 mars 2025, në Bit Pazar, në një tezgë të improvizuar, nëpunësit policorë gjetën të denoncuarin duke shitur lëndë të ndryshme piroteknike dhe ato u konfiskuan.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume