Drejtori i Spitalit të Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative në Shkup, Muhsin Arifi, është arrestuar, raporton “Kurir” bazuar në informacionet jozyrtare. Sipas këtyre burimeve, Arifi, së bashku me një ndërmjetës, ka kërkuar dhe marrë një ryshfet prej 20,000 eurosh për të siguruar vendosjen e një personi të sëmurë dhe të pamundur në një institucion geriatrik.

Ky akt i korrupsionit ka sjellë reagime të forta dhe ngritje shqetësimesh për abuzimet në sistemin shëndetësor të Maqedonisë së Veriut.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume