Rumania e nisi keq kampanjën kualifikuese për Kupën e Botës të vitit 2026, duke u mposhtur 1-0 si vendase nga Bosnja dhe Hercegovina, derisa tifozët nisën thirrje ksenofobe gjatë ndeshjes.

Këto thirrje mund të shkaktojnë sanksione ndaj kombëtares rumune nga FIFA, me këtë të fundit që tashmë ja nisur procedurat e para disiplinore.

Sipas raportimit të publikuar nga “GSP.ro”, FIFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj kombëtares së Rumanisë, si pasojë e sjelljeve të tifozëve në ndeshjen ndaj Bosnjës, e luajtur më 21 mars.

Gjatë ndeshjes së 21 marsit, tifozët ultras rumunë kanë bërë thirrje ksenofobe ndaj hungarezëve.

Në stadiumin kombëtar të Rumanisë, dëgjoheshin thirrje: “Largoni hungarezët nga vendi jonë”.

Kombëtarja e Rumanisë po akuzohet për ksenofobi, racizën dhe për hudhje të mjeteve piroteknike.

Sipas mediumit rumun “GSP.ro”, Federata e Futbollit e Rumanisë mund të dënohet me një shumë të majme parash dhe me një ndeshje me dyer të mbyllura, që do të jetë ajo ndaj Qipros.

Rumania veçse i ka shpëtuar një dënimi të tillë. Fillimisht ishte bërë e ditur se ndeshjen ndaj Bosnjës do ta luajnë pa tifozë.

Gjoba prej 128 mijë eurosh dhe dënimi me një ndeshje pa tifozë mbetën ende në fuqi, por jo për ndeshjen ndaj Bosnjës.

Rumania do të luajë një ndeshje pa tifozë, por në vjeshtën e vitit 2026, në Ligën e Kombeve, një kompeticion i organizuar nga UEFA.

Për momentin, “trikolorët” rumunë nuk e dinë ende kundërshtarin e asaj ndeshjeje.