Arrestohet në Tetovë shtetasi i Shqipërisë për shkelje të të drejtave të pronës industriale dhe përdorimi i paaurtorizuar i firmës së huaj

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër subjektit juridik nga Tetova dhe Е.P.(54) nga Republika e Shqipërisë, me vendqëndrim të përkohshëm në Tetovë, udhëheqës i subjektit juridik, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „shkelje e të drejtave të pronës industriale dhe përdorimi i paaurtorizuar i firmës së huaj’’. Më 30.01.2025, nëpunësit policorë ushtruan kontroll në subjektin e denoncuar juridik, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar çanta grash, ndërsa ishte konstatuar edhe se po kryhet shitja e mallit të tekstilit, gjegjësisht të markave tregtare të cilat i detyrohen mbrojtjes së markës tregtare dhe nuk korrespondon me dispozitat e pronës industriale, e për të cilat i njëjti nuk ka poseduar leje përkatëse.TS