Shumë pak ujë në hënë/ Analizohen mostrat e sjella nga sonda kineze që u ul në anën e errët të satelitit

Mostrat shkëmbore të sjella nga ana e fshehtë e Hënës prej sondës kineze Chang’e-6 kanë zbuluar se manteli i Hënës përmban shumë më pak ujë në krahasim me anën që ndicon Tokën.
Ky zbulim, i publikuar të mërkurën në revistën shkencore Nature, tregon se në çdo gram shkëmbi të mantelit hënor në anën e pasme ndodhen më pak se 2 mikrogramë ujë një sasi e cila konsiderohet rekord e ulet.
Studiuesit kinezë thonë se kjo zbrazëti hidrike ka një rëndësi të veçantë, pasi mund të ndihmojë në rishikimin e teorive për formimin dhe evolucionin e Hënës. Deri më tani, shumica e të dhënave shkencore janë mbledhur nga ana e afërt e saj, e cila është më e aksesueshme për misionet hapësinore.
Chang’e-6 u nis në maj 2024 dhe u ul në Pellgun e Polit Jugor-Aitken, një nga krateret më të mëdha dhe më të lashta në sistemin diellor. Sonda u kthye në Tokë në qershor me mbi 1,935 gramë mostra – të parat ndonjëherë të mbledhura nga ana e largët e Hënës.
Më shumë të dhëna mbi Polin Jugor të Hënvs ppritet të zbulohen vitin e ardhëm në Misionin e Artemis të Nasës që do të dërgojë 4 astronaut në Satelitin e tokës për here të parë që prej vitit 1969.