Scott McTominay dhe Romelu Lukaku kanë shkëlqyer në fitoren e Napolit të hënën mbrëma.

Me dy golat e McTominayt dhe një të Lukakut, Napoli mposhti Empolin me rezultat 3:0, në ndeshjen që i takoi xhiros së 32-të të Serie A.

Në dy golat e realizuar nga Mc Tominay, atë të minutës së 18-të dhe 61-të, asistues ishte Lukaku, i cili në minutën e 56-të shënoi golin e dytë.

Për Napolin deri në fund të këtij takimi luajti kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Me fitore, Napoli mban të hapur garën për titull në Itali. Napoli është në vendin e dytë me 68 pikë. Interi është lider me 71 pikë.

Empoli bie në vendin e parafundit me 24 pikë.