Sonte kanë nisur edhe ndeshjet e dyta çerekfinale të Ligës së Kampionëve, në takimet që po luhen në Birmingham e Dortmund.
Në ndeshjen e Aston Villës dhe PSG-së në “Villa Park” është lëshuar gabimisht himni i Ligës së Europës, në vend të atij të Ligës së Kampionëve, duke lënë të çuditur të gjithë në stadium.
Ndeshja e parë e kësaj përballjeje, e luajtur në Paris, përfundonte 3-1 në të mirë të PSG-së.