Chelsea ka pësuar humbje në ndeshjen e kthimit në shtëpi 1:2 nga Legia e Varshavës, megjithatë ka arritur të kualifikohet tutje.

Kjo pasi që londinezët triumfuan 3:0 në ndeshjen e parë në Poloni.

Pekhart kaloi mysafirët sonte në epërsi në minutën e 10-të, por që Cucurella arriti të barazonte shifrat në të 33-tën.

Kapuadi arriti ta rikthejë epërsinë e Legias, por mysafirët ishin të pafuqishëm për të bërë diçka më shumë.

Kësisoj, Chelsea vazhdon në gjysmëfinale, teksa mbetet pretendenti kryesor për ta fituar këtë trofe.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com