49 vjeçari nga Zdunja raporton se i është marrë parcelë në mënyrë të kundërligjshme përmes falsifikimit të dokumenteve

Me datë 17.04.2025 në ora 15.50 në DPB Gostivar, personi H.M. (49) nga fshati Zdunjë e Gostivarit, ka raportuar se në parcelën e babait të tij Sh.M. me sipërfaqe prej 2098 metër katrorë, për të cilën ka akt pronësor dhe marrëveshje për ndarje fizike të datës 28.12.2024, dhe të tjëjtën me datë 16.04.2025 ka vendosur ta rrethojë me rrjetë, për çka ka dërguar njoftim në komunën e Gostivarit, kanë ardhur personat A.J., M.B. dhe E.B. nga Gostivari dhe i kanë ndalur punën duke i thënë se një pjesë e parcelës është e tyre dhe i kanë bashkangjitur një certifikatë pronësie. Sipas kallëzimit, ai dyshon se 212 metër karorë i janë marrë në mënyrë të kundërligjshme përmes falsifikimit të dokumenteve. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit. TS