Sonte në rrugën Kërçovë-Gostivar, midis Kërçovës dhe fshatit Trapçin Doll, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në të cilin, sipas zëdhënësit të SPB Ohër, kanë humbur jetën tre persona.

– Në ora 20:55 është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Kërçovë-Gostivar, midis Kërçovës dhe fshatit Trapçin Dol, në të cilin janë përfshirë tre automjete. Sipas informacioneve fillestare, tre persona kanë ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra, ndërsa gjashtë persona janë dërguar në spitalin e Kërçovës. Komunikacioni është ndërprerë në të dy drejtimet për të gjitha llojet e automjeteve, deklaroi Stefan Dimovski, zëdhënës i SPB Ohër.