Është kryer kontrolli në vendin e aksidentit që ndodhi mbrëmë në rrugën Kërçovë – Gostivar, ku kanë humbur jetën tre persona dhe tetë janë lënduar.

Prokuroria Publike e Shtetit sot në mëngjes ka njoftuar se nga vendi i aksidentit janë grumbulluar gjurmë që do t’i nënshtrohen analizës mjeko-ligjore, ndërsa trupat e të ndjerëve janë dorëzuar për obduksion dhe është lëshuar urdhër për testim për praninë e mundshme të alkoolit apo substancave tjera te të lënduarit.

“Me udhëzimet e prokurorit publik vazhdojnë të ndërmerren veprime të tjera”, njofton Prokuroria Publike.

Aksidenti i komunikacionit ka ndodhur në mes të Kërçovës dhe fshatit Trapçin Dol dhe ishin të përfshira tri vetura.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume