Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën ish-futbollistit të Kombëtares, Igli Tares, i cili u paraqit sot herët në ambientet e SPAK bashkë me avokatin e tij.

Ai akuzohet për pastrim parash. Prokurorët e Posaçëm kanë dyshime se vilat e sekuestruara, ush zv.kryeministrja i ka përfituar në mënyrë të paligjshme, përmes favorizimeve në tendera.

Komunikimi i akuzave për Igli Taren vjen pasi ditën e djeshme SPAK i komunikoi akuzat edhe Ballukut, e cila u mor e pandehur për 5 vepra penale.