Paraditen e sotme rreth orës 10:50, një grua është përplasur për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një 70-vjeçare në Shkodër.

Aksidenti ndodhi në lagjen “3 Heronjtë”, kur automjeti që drejtohej nga shtetësja me iniciale E. N. goditi 65-vjeçaren me iniciale L. N..

Gruaja u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që drejtuesja e mjetit pritet të merret në pyetje.