Ndodh shkëmbimi më i madh i të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës që nga fillimi i luftës – publikohen pamjet

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer qindra të burgosur në shkëmbimin më të madh që nga fillimi i luftës.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se si pjesë e shkëmbimit, me ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Ukraina ktheu në shtëpi 277 të burgosur lufte.
Në postim ai ka shkruar:
“Në total, që nga fillimi i luftës gjithëpërfshirëse, ne kemi sjellë me sukses në shtëpi 4,552 njerëz – si luftëtarë ashtu edhe civilë – nga robëria ruse. Ne i kujtojmë të gjithë ata që janë ende në robëri. Ne po kërkojmë të gjithë ata që mund të jenë atje. Ne duhet t’i sjellim të gjithë në shtëpi.”
Bëhet e ditur se presidenti rus Vladimir Putin shpalli një armëpushim të njëanshëm të Pashkëve, duke urdhëruar forcat e tij të pushojnë të gjitha armiqësitë të shtunën dhe të dielën.
“Bazuar në arsye humanitare… pala ruse shpall një armëpushim të Pashkëve. Unë urdhëroj ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve ushtarake gjatë kësaj periudhe”, i tha Putin shefit të tij ushtarak Valery Gerasimov në një takim në Kremlin.
Zelensky dënoi “përpjekjen e Putinit për të luajtur me jetë njerëzore”.
“Përpjekja e re e Putinit për të luajtur me jetët e njerëzve”, tha Zelensky, duke theksuar se dronët rusë të zbuluar në qiellin e Ukrainës tregojnë qëndrimin real të Moskës ndaj Pashkëve dhe jetës së njerëzve.
Megjithatë, ai nuk e formuloi qartë përgjigjen e Kievit ndaj propozimit të armëpushimit.