Më datë 19.04.2025 në ora 12.10, nëpunës policorë nga SP Gostivar në rrugën magjistralen Gostivar-Kërçovë, afër gurores, kanë privuar nga liria F.S.(59) nga fshati Livadhi, Strugë, i cili me veturën e tij Volkswagen me targa të Strugës ka tejkaluar një kolonë më të gjatë të automjeteve, duke rrezikuar sigurinë në komunikacion.
Pas dokumentimit të rastit do të përgatitet kallëzimi përkatës nga neni 297-a i Kodit Penal – “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pakujdesshme”.